ÇFARË ËSHTË DItari i dhimbjes së kokës?
Ditari i dhimbjes së kokës është një metodë e thjeshtë për të regjistruar dhimbjet e kokës së pacientit në një mënyrë që pacienti dhe neurologu mjekues të mund të gjurmojnë ecurinë e dhimbjeve të kokës, shpeshtësinë, intensitetin e tyre, reagimin ndaj mjekimit, korrelacionin me faktorët nxitës. Shumë herë pacienti ndërgjegjësohet edhe për gjëra të reja në lidhje me dhimbjen e kokës, të cilat përndryshe nuk do të ishte në gjendje t'i gjurmonte (dihet që përgjithësisht një pacient nuk mund t'i kujtojë me saktësi simptomat e tij pas 15 ditësh, përveç nëse i shkruan diku).
NGA QKA PËRBËHET;
Ditari përbëhet nga disa kolona, si: Data, ora e fillimit të dhimbjes së kokës, shoqërimi me shkaktarët, vlerësimi i dhimbjes, nëse shoqërohet me menstruacionet, nëse pacienti ka marrë mjekim dhe cilin mjekim, përgjigje ndaj mjekimit etj.
Ndihma për neurologun kurues është shumë e madhe, sepse imagjinoni që me një shikim të kuptojë saktësisht se çfarë ka ndodhur në lidhje me dhimbjen e kokës së pacientit, p.sh. semestrin e fundit.